Si te lidhet Python me SQL Server, dhe si te manipulojme me shenime

Ne kete artikull do te mundohem te pershkruaj dhe sqaroj se si behet nderlidhja ne mes te platformes SQL Server me Python, dhe si te manipulojme me shenime te cilat gjenden ne databazat perkatese, mirepo deshirojme ato shenime t’i nxjerrim apo lexojme ne Python IDE. Normalisht pervec leximit te te dhenave nga databaza ne Python, mund te bejme edhe regjistrimin, perditesimin dhe fshirjen e shenimeve nga Python, e me pas ato shenime pasqyrohen ne/nga databazat perkatese qe gjenden ne SQL Server.

Per te mundesuar lidhjen e Python me SQL Server, se pari duhet ta instalojme dhe perdorim paketen pyodbc, e cila mundeson komunikimin ndermjet Python dhe SQL Serverit (gjithashtu edhe me platformat tjera, sic jane psh: Oracle, mysql, etj).

Instalimi i paketes pyodbc

Per te instaluar dhe me pas per ta importuar paketen pyodbc ne Python, duhet t’i ndjekim disa hapa, te cilat do t’i pershkruaj ne vazhdim. Pra, instalimi i paketes pyodbc behet duke perdore PIP (package manager ose package management system).

Po supozojme qe jemi duke perdore sistemin operativ Windows ne kompjuterin tone, me c’rast instalimi i nje pakete te Python-it behet duke hapur Command Prompt, dhe me pas shenohen komandat ne vijim:

pip install package_name

Ne rastin tone konkret, pasi te hapet Command Prompt, navigojme ne shtegun: C:\Users\mentor\AppData\Local\Programs\Python\Python310\Scripts, dhe me pas shenohet pip install pyodbc, sic eshte treguar meposhte:

C:\Users\mentor\AppData\Local\Programs\Python\Python310\Scripts\pip install pyodbc

Pasi te ekzekutohen keto komanda, rezultati do te jete si ne vijim:

Pra, pasi eshte bere instalimi i paketes pyodbc, tani plotesohen parakushtet qe te vazhdojme me lidhjen e Python me SQL Server, si dhe te behen manipulimet e duhura qe kane te bejne me shenimet qe gjenden ne databaze.

Leximi i te dhenave nga databaza ne SQL Server

Sintaksa e pergjithshme per leximin e shenimeve nga nje databaze, e qe duhet te shkruhet ne gjuhen programuese Python eshte si meposhte:

ku:

  • server_name eshte emri i serverit.
  • database_name eshte emri i databazes.
  • table_name eshte emri i tabeles.

Shembuj konkret si behet manipulimi i shenimeve nga databaza permes Python IDE

Meposhte do t’i pershkruaj disa shembuj konkret se si lexohen, regjistrohen, perditesohen, dhe fshihen shenimet (CRUD operacionet) nga databaza me emrin KlientetDB (e cila ekziston ne SQL Server), perkatesisht nga tabela Klientet qe permbane informatat e klienteve.

Gjithashtu le te supozojme qe kemi te instaluar nje database server ne kompjuterin tone me emrin mentor-pc, ku per nevoja testimi le te jete SQL Server Express Edition qe do te thote se emri i instances (default) eshte sqlexpress.

Leximi i shenimeve

Le te supozojme qe deshirojme t’i lexojme dhe nxjerrim informatat e klienteve qe gjenden ne tabelen Klientet.
Informatat e klienteve qe gjenden ne databazen e SQL Serverit jane si meposhte:

te cilat jane nxjerre duke perdore SSMS (Management Studio).

Kurse sintaksa e duhur per leximin e shenimeve nga tabela Klientet ne Python IDE eshte si ne vijim:

Pasi ta ekzekutojme sintaksen e mesiperme, do t’i shohim te gjithe klientet qe gjenden ne tabelen Klientet nga databaza e SQL Serverit, me c’rast rezultati do te jete si meposhte:

Regjistrimi i shenimeve

Le te supozojme tani qe deshirojme t’i regjistrojme disa klient te ri permes Python, atehere sintaksa e duhur per regjistrimin e klienteve ne tabelen Klientet eshte si ne vijim:

Pasi ta ekzekutojme sintaksen e mesiperme, nese shikojme rezultatet ne databaze permes SSMS do te shohim klientin e ri qe eshte regjistruar, me c’rast rezultati do te jete si meposhte:

Perditesimi i shenimeve

Ne vazhdim le te supozojme qe deshirojme te perditesojme klientin me ID=5 dhe ta permiresojme mbiemrin e klientit ne Kastrati. Sintaksa e duhur per realizimin e ketij veprimi, do te jete si meposhte:

Pasi ta ekzekutojme sintaksen e mesiperme, do te duhej qe te perditesohet mbiemri i klientit ne fjale, me c’rast rezultati do te jete si meposhte:

Fshirja e shenimeve

Le te supozojme qe deshirojme te fshijme shenime nga tabela Klientet, psh dy klienta te cilet kane ID-ne 3, dhe 6. Sintaksa e duhur per realizimin e ketij veprimi, do te jete si meposhte:

Pasi ta ekzekutojme sintaksen e mesiperme, do te duhej qe te fshihen dy klientat me ID-te e cekura, me c’rast rezultati do te jete si meposhte:


Shenim:

Pervec paketes pyodbc, ekziston edhe paketa tjeter me emrin pymssql, e cila pothuasje ofron te njejtat vecori dhe benefite me paketen e pershkruar mesiper, mirepo perzgjedhja ime ishte vetem si demonstrim se si mund realizohet lidhja dhe komunikimi i Python me SQL Server!

Leave a comment