Përdorimi i komandave/skriptave në SharePoint 2010 Management Shell

Dihet se përmes ndërfaqes grafike të përdoruesit – GUI (Graphical User Interface) nuk mund të kryhen të gjitha veprimet, dhe si pasojë ekzistojnë edhe mënyra tjera që mund t’i kryejne këto veprime, siç është vegla SharePoint 2010 Management Shell, e cila është e përfshirë në SharePoint 2010.
SharePoint Management Shell është një gjuhëe skriptuar dhe një vegël e perbërë nga një grumbull i komandave që përdoret për ekzekutimin e veprimeve të ndryshme në mjedise siç janë intranete apo portale të implementuara në platformën MS SharePoint 2010.
SharePoint Management Shell pak a shumë është një vegël e ngjashme me PowerShell që vije në kuadër të Windows Server 2008, mirëpo këtu janë të përfshira apo ngarkuara komandat e dedikuara enkas për mjedise të platformës SharePoint.

Kjo vegël posedon më shumë se 600 komanda (cmdlets), mirëpo unë do t’i listoj disa nga ato që përdoren më së shpeshti, posaçërisht ato komanda pa të cilat konfigurimet apo veprimet e caktuara nuk mund të ekzekutohen përmes GUI!

Read more of this post