Çfarë modeli të smartphone-ve të zgjedhim

Jemi dëshmitarë të zhvillimit dhe evoluimit të vrullshëm të teknologjisë në shumë sfera dhe fusha të ndryshme, sidomos të asaj telefonike. Si pasojë e kësaj, telefonat e mençur çdo ditë e më shumë po gjejnë përdorim më të madh në botën moderne, njëherësh edhe tek vendi ynë në Kosovë, pothuajse përdorimi i tyre është bërë pjesë e jetës së përditshme.
Si duket ka kaluar koha kur telefoni përdorej vetëm për thirrje dhe dërgim të mesazheve apo për lojëra. Tanimë përdorimi i tyre varësisht prej karakteristikave, ka filluar të përdoret më shumë e më shumë jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga të moshuarit!
Duke patur parasysh rëndësinë e përdorimit të telefonave të mençur si dhe zgjedhjen e tyre, do t’i përmendi dhe përshkruaj disa nga modelet më të reja dhe më të njohur të telefonave të mençur, të cilët gjenden aktualisht në tregun botëror! Modelet e telefonave të mençur të cilët konsiderohen momentalisht si telefona me performanca dhe karakteristika të shkëlqyeshme janë si në vijim: Samsung, Iphone, HTC, LG, Nokia, Motorola, Sony, etj.

 * Këtu radhitja e tyre nuk është bërë sipas telefonit më të mirë/shpejt, mirëpo sipas “popullaritetit”! Megjithate në vazhdim do të mundohem sado pak t’i përshkruaj dhe krahasoj modelet e telefonave sipas karakteristikave të tyre.

SamsungNote3_LGG2


Përshkrimi i modeleve të reja të telefonave të mençur dhe karakteristikat e tyre

Mëposhtë do t’i përshkruaj karakteristikat dhe specifikat e telefonave më të mirë dhe më të ri që ekzistojnë në treg! Si kriter i kam marr veçoritë kryesore, si: sistemi operativ, madhësia e telefonit (ekranit), procesori, RAM memorja, hapësira (storage), kamera, dhe bateria.

.

Samsung Galaxy S4
Padyshim është telefoni më i mirë prej S modeleve nga Samsung. Është një ndër telefonat më të mirë në treg dhe i cili ka performanca të shkëlqyeshme. Gjithashtu posedon ekran dhe veçori mjaft të mira.

Madhësia e ekranit 1080 x 1920 pixels, 5.0 inches (~441 ppi pixel density)
Sistemi operativ Android OS, v4.2.2 (Jelly Bean), upgradable to v4.3 (Jelly Bean)
Procesori I9500: Quad-core 1.6 GHz Cortex-A15 & quad-core 1.2 GHz Cortex-A7
I9505: Quad-core 1.9 GHz Krait 300
RAM 2 GB
Hapësira 16/32/64 GB
Kamera 13 MP, 4128 x 3096 pixels, autofocus, LED flash
Bateria Li-Ion 2600 mAh

SamsungGalaxyS4White

Samsung Galaxy Note 3
Ky telefon (phablet) lirisht mund të thuhet se është një “bishë” e telefonave të mençur. Eshtë një hibrid mes telefonit dhe tablosë, që do të thotë se mund t’a zëvendesojë pothuajse telefonin edhe tablonë! Ka ekran dhe karakteristika të shkëlqyeshme, si dhe kohëzgjatjen e baterisë e ka mjaft të mirë.

Madhësia e ekranit 1080 x 1920 pixels, 5.7 inches (~386 ppi pixel density)
Sistemi operativ Android OS, v4.3 (Jelly Bean)
Procesori N9005/N9002: Quad-core 2.3 GHz Krait 400
N9000: Quad-core 1.9 GHz Cortex-A15 & quad-core 1.3 GHz Cortex-A7
RAM 3 GB
Hapësira 16/32/64 GB
Kamera 13 MP, 4128 x 3096 pixels, autofocus, LED flash
Bateria Li-Ion 3200 mAh

SamsungGalaxyNote3


Iphone 5s
Është një ndër telefonat më të shpejt, të lehtë në përdorim dhe të cilët kanë madhësi relativisht të vogël! Kompania “Apple” pretendon që ky model i telefonit është i pari në të cilin është perdorë procesori 64 bitësh.

Madhësia e ekranit 640 x 1136 pixels, 4.0 inches (~326 ppi pixel density)
Sistemi operativ iOS 7, upgradable to iOS 7.0.4
Procesori Dual-core 1.3 GHz Cyclone (ARM v8-based)
RAM 1 GB DDR
Hapësira 16/32/64 GB
Kamera 8 MP, 3264×2448 pixels, autofocus, dual-LED (True Tone) flash
Bateria Non-removable Li-Po 1560 mAh (5.92 Wh)

iphone5s

LG Nexus 5
Është një ndër telefonat më të mirë dhe më të ri në treg. Zakonisht kompania Google në bashkëpunim me kompaninë LG, për herë të parë e lansojnë sistemin operativ më të ri android në modelin Nexus! Konkretisht ky model është i pari në të cilin është lansuar sistemi operativ android Kitkat 4.4! Ky telefon njihet edhe si telefon me çmim të volitshëm (kjo vlenë vetëm nëse blihet në SHBA!), e në të njejtën kohë është telefon mjaft i shpejt.

Madhësia e ekranit 1080 x 1920 pixels, 4.95 inches (~445 ppi pixel density)
Sistemi operativ Android OS, v4.4 (KitKat)
Procesori Quad-core 2.3 GHz Krait 400
RAM 2 GB
Hapësira 16/32 GB
Kamera 8 MP, 3264 x 2448 pixels, autofocus, optical image stabilization, LED flash
Bateria Non-removable Li-Po 2300 mAh

LGNexus5

LG G2
Ky model i telefonit është një ndër telefonat më të mirë nga LG. Është telefon mjaft i bukur dhe me dizajn solid, ka ekran shumë të mirë, kamerë të shkëlqyeshme, si dhe ka jetëgjatësi të kënaqshme të baterisë.

Madhësia e ekranit 1080 x 1920 pixels, 5.2 inches (~424 ppi pixel density)
Sistemi operativ Android OS, v4.2.2 (Jelly Bean)
Procesori Quad-core 2.26 GHz Krait 400
RAM 2 GB
Hapësira 16/32 GB
Kamera 13 MP, autofocus, optical image stabilization, LED flash
Bateria Non-removable Li-Po 3000 mAh

LG_G2


HTC One
Është telefon me dizajn shumë të mirë, ka kamerë impresionuese, si dhe është një ndër telefonat e parë te të cilët është lansuar koncepti i pikselave të kamerës në Ultra pixel!

Madhësia e ekranit 1080 x 1920 pixels, 4.7 inches (~469 ppi pixel density)
Sistemi operativ Android OS, v4.1.2 (Jelly Bean), v4.3 (Jelly Bean), planned upgrade to v4.4 (KitKat)
Procesori Quad-core 1.7 GHz Krait 300
RAM 2 GB
Hapesira 32/64 GB
Kamera 4 MP, 2688 x 1520 pixels, autofocus, optical image stabilization, LED flash
Bateria Non-removable Li-Po 2300 mAh

HTCOne

Nokia Lumia 1520
Më herët kur permendej termi telefon, pothuajse nënkuptohej që fjala është për Nokia, gjë që në kohën e sotme nuk mund të thuhet një gjë e tillë! Megjithate, ky telefon ka mjaft dizajn të bukur dhe karakateristika të mira. Veçorinë më të fortë, padyshim e ka rezolucionin e kamerës, që lirisht mund të zevendesojë edhe aparatin digjital. Ndoshta “e meta” e këtij telefoni është që posedon sistem operativ Windows Phone, që për disa përdorues mund të mos jetë i përshtatshëm dhe i pëlqyeshëm!

Madhësia e ekranit 1080 x 1920 pixels, 6.0 inches (~367 ppi pixel density)
Sistemi operativ Microsoft Windows Phone 8 Black
Procesori Quad-core 2.2 GHz Krait 400
RAM 2 GB
Hapësira 32 GB
Kamera 20 MP, Carl Zeiss optics, optical image stabilization, autofocus, dual-LED flash
Bateria Non-removable Li-Ion 3400 mAh

Nokia-lumia-1520

Motorola Moto X
Ky model i telefonit mund të konsiderohet si një telefon me çmim të arsyeshëm, si dhe me madhësi dhe performanca mesatare.

Madhësia e ekranit 720 x 1280 pixels, 4.7 inches (~312 ppi pixel density)
Sistemi operativ Android OS, v4.2.2 (Jelly Bean), upgradable to v4.4 (KitKat)
Procesori Dual-core 1.7 GHz Krait
RAM 2 GB
Hapesira 16/32 GB
Kamera 10 MP, autofocus, LED flash
Bateria Li-Ion 2200 mAh

MotoX

Vlenë të theksohet se jo domosdoshmërisht specifikat harduerike janë indikacion kryesor që një telefon të jetë më i mire apo më i shpejt! Rol të rëndësishëm luan edhe sistemi operativ (lloji dhe verzioni) në menaxhimin e resurseve të telefonit. Sa për shembull, mund t’a marrim krahasimin e modelit të telefonit Samsung Galaxy S4 dhe Iphone 5s!
Është evidente që Samsung Galaxy S4 ka hardware më të mirë se Iphone 5s, si psh procesor më të shpejt dhe RAM memorje më të madhe! Mirëpo, sipas disa testeve, rezulton që telefoni Iphone 5s është pak “më i shpejt” sesa Samsung Galaxy S4! Pyetja shtrohet si ka mundësi që një telefon me specifika harduerike më të mira të jetë më i “ngadalshëm” se sa telefoni me specifika harduerike më të dobëta?
Janë 3 arsye kryesore që spjegojnë këtë:

  1. Madhësia e ekranit. Çka do të thotë që tek telefonat me ekran më të vogël, procesimi dhe menaxhimi i resurseve është më i mirë dhe më racional.
  2. Përdorimi i procesorit 64 bitësh tek telefoni Iphone 5s bënë që menaxhimi dhe trajtimi i resurseve të jetë më i mirë nga ana e sistemit operativ.
  3. Telefonat të bazuar në sistemin operativ android posedojnë më shumë funksione dhe opsione, si pasojë e kësaj mund të jenë më të ngadalshëm në ndonjë aspekt.

Vlenë të përmendet edhe se te telefonat me sistem operativ android, aplikacionet e treta (“third party”) hapen dhe ekzekutohen pak më ngadal, derisa ato “built-in” aplikacionet hapen apo ekzekutohen më shpejt!
Megjithate, kjo “shpejtësi” tek telefonat të bazuar në sistemin operativ iOS mund të “kompenzohet” apo “zhduket” nga telefonat të bazuar në sistemin operativ android, duke ofruar këta të fundit më shumë funksione dhe opsione të ndryshme.
Gjithashtu, ndoshta një ndër “të metat” e telefonave Samsung është edhe TouchWiz launcher-i apo ndërfaqja prekëse e përdoruesit (touch user interface), i cili realisht ka mundësi për permirësim! Kjo nuk nënkupton që modelet e telefonave Samsung janë telefona të ngadalshëm ose jo të mirë, përkundrazi ndoshta aktualisht janë telefonat më të mirë dhe më të popullarizuar në treg, me perparesitë dhe performancat e tyre përkatëse ndaj telefonave tjerë!


Cfarë telefoni të zgjedhim. Krahasimi i telefonave të mençur

Një gjë është e sigurt, pothuajse shumica e modeleve të telefonave të mençur që aktualisht gjenden në treg janë telefona mjaft të mirë dhe të jashtëzakonshëm, secili me karakteristikat dhe përparësitë e tyre përkatëse! Mirëpo unë do t’i listoj dhe përshkruaj kriteret kryesore të cilat përdoruesit e telefonave do duhej t’i kënë në konsideratë:

  • Çmimi aktual i telefonit
  • Shpejtësia dhe fleksibiliteti
  • Dizajni dhe përshtatshmëria
  • Madhësia dhe konformiteti
  • Kohëzgjatja apo jetëgjatësia e baterisë
  • Sistemi operativ dhe perditësimet (updates)
  • Specifikacionet harduerike

Unë mendoj që për të zgjedhë një telefon të duhur, duhet të merren për bazë kriteret e mësipërme! Edhepse përdoruesit mund t’i kenë preferencat e tyre personale, në vijim janë paraqitur rekomandimet adekuate lidhur me përzgjedhjen e modeleve të telefonave më të ri dhe më të mirë:

  • Nëse dëshironi të posedoni telefon me dizajn të bukur dhe të përshtatshëm në mbajtje, atëherë mund të zgjedhni modelet e telefonave: Iphone 5s, Nokia Lumia 1520, HTC One, Sony Experia Z1, Samsung Galaxy Note 3, Samsung Galaxy Round, LG G2, LG Flex.
  • Nëse dëshironi të posedoni telefon me “hardware” dhe ekran mjaft të mirë, si dhe me inovacione dhe veçori të reja (features), atëherë zgjedhja më e mirë mund të jetë telefoni Samsung, përkatësisht modelet: Samsung Galaxy S4 dhe Samsung Galaxy Note 3.
  • Nëse dëshironi të posedoni telefon me kamerë të jashtëzakonshme dhe ekran shumë të mirë, atëherë mund të zgjedhni modelet e telefonave: Nokia Lumia 1020,  Nokia Lumia 1520, Sony Experia Z1, Samsung Galaxy Note 3, Iphone 5s, LG G2.
  • Nëse dëshironi të keni telefon të shpejt, telefon me madhësi jo të madhe, dhe sistem operativ iOS, atëherë zgjedhja më e mirë është Iphone 5s.
  • Nëse dëshironi të keni telefon të shpejt, me çmim të arsyeshëm, si dhe me perditësime më të reja, atëherë vlenë të zgjedhet modeli i telefonit LG Nexus 5.
  • Nëse dëshironi të keni telefon me kohëzgjatje të madhe të baterisë dhe me ekran të madh, atëherë mund të zgjedhni këto modele: Samsung Galaxy Note 3, HTC One Max, LG G2, LG Flex.
  • Nëse dëshironi të posedoni telefon që ka kamerë dhe ekran mjaft të mirë, si dhe sistem operativ Windows Phone, atëherë mund të zgjedhni modelin Nokia Lumia 1020 ose Nokia Lumia 1520.
  • Nëse dëshironi të keni telefon me çmim të volitshëm, me madhësi jo të madhe, si dhe telefon me tipare “mesatare”, atëherë mund të zgjedhni telefonin Motorola, përkatësisht modelin Moto X ose Moto G.

Si përfundim mund të them që cilido prej telefonave të mësipërm që zgjedhet është telefon i jashtëzakonshëm dhe cilësor, secili me karakteristikat dhe përparësitë përkatëse. Mbetet vetëm prej përdoruesit të vendosë se cili telefon i përshtatet më shumë, përkatësisht se çka është kriteri i tij/saj kryesor që merr në konsideratë!

2 Responses to Çfarë modeli të smartphone-ve të zgjedhim

  1. Fisi says:

    Shume artikull i qelluar!
    Edhe une jam i pajtimit qe te gjithe telefonat e permendur ne blog jane telefona shume te mire. Personalisht une e kisha zgjedhe telefonin Samsung Note 3, edhe pse ndoshta eshte telefon pak i madh dhe i shtrenjt. Gjithashtu Nexus 5 eshte telefon i jashtezakonshem, sidomos ne aspektin e optimizimit te sistemit operativ.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: