Eksportimi/Importimi i Listave ne SharePoint 2007/2010

Perkunder perparesive dhe vecorive mjaft te medha qe i posedon platforma SharePoint, nje nder “te metat” qe ka kjo platforme kur eshte fjala per importimin apo eksportimin e listave/formave (me madhesi me te madhe se 10MB) prej nje faqe ne faqen tjeter, eshte se ato zakonisht (by default) nuk mund te barten pa i ekzekutuar disa skripta ne “Command Prompt” ose “SharePoint Management Shell”, perkatesisht duke perdorur veglen STSADM qe vije ne kuader te SharePoint-it.


Cka jane “Lists” ne SharePoint

“List” paraqet nje forme qe perbehet prej nje e me shume fushave apo kolonave te cilat definojne te dhenat e formes. Psh nje liste mund te jete forma e quajtur “Projects” me keto fusha: Project title, Description, Start date, End date, Status. Lista mund te konsiderohet si nje tabele e databazes. Lista mund te permbaje ne vete edhe dokumente te ndryshme (attachments).

Personalisht deri sa e kam gjetur zgjidhjen adekuate, kam patur mjaft veshtiresi se si te realizohet ky eksportim/importim i listes nga nje faqe ne faqen tjeter ne intranet mjedise te bazuar ne SharePoint 2007/2010!

Pra, eshte dashte te gjendet menyra se si te rritet/zgjerohet hapesira e listave prej 10MB ne madhesi perkatese, per shkak se zakonisht (by default) madhesia e ketyre listave eshte 10MB! Gje qe veshtiresohet shume puna e eksportimit/importimit ne rast se lista e cila duhet te bartet eshte e populluar me te dhena me madhesi me te madhe se 10MB.
Psh le te supozojme se deshirojme te bartim listen/formen “Lista e Punetoreve” qe ka madhesi 40MB nga nje faqe (psh faqja “Punetoret) ne faqe tjeter (psh “Burimet Njerezore”). Pa i ndermarre hapat adekuat, kete liste nuk do te mund t’a bartim, per shkak se nese ndjeken hapat e zakonshem/standard qe rekomandon Microsoft, dmth duke ruajtur listen me metoden “Save list as template” dhe duke perzgjedhur opsionin “Include Content”, thjesht kjo nuk do te jete e mundur pasi qe lista eshte me e madhe se 10MB. Ne rastin tone, madhesine e listes duhet t’a rrisim ne madhesi me te madhe, psh ne madhesine 50MB! Per te bere bartjen, atehere duhet te ndjeken hapat e meposhtem:

.

Hapi 1:

Hapet Command Prompt ose SharePoint Management Shell, dhe navigohet ne direktoriumin BIN (ku gjendet vegla stsadm.exe) si meposhte:

C:\Program Files\Common Files\Microsoft Shared\Web Server Extensions\12\Bin

Kopjohet teksti i meposhtem:

stsadm.exe -o setproperty -propertyname max-template-document-size -propertyvalue 50000000

dhe vendoset ne command prompt, pra:

Nese eshte fjala per SharePoint 2007, atehere:  C:\Program Files\Common Files\Microsoft Shared\Web Server Extensions\12\BIN>stsadm.exe -o setproperty -propertyname max-template-document-size -propertyvalue 50000000

Nese eshte fjala per SharePoint 2010, atehere:  C:\Program Files\Common Files\Microsoft Shared\Web Server Extensions\14\BIN>stsadm.exe -o setproperty -propertyname max-template-document-size -propertyvalue 50000000

Pra, pasi te ekzekutohet skripta, tani maksimumi i madhesise se cdo liste eshte 50MB!

.

Hapi 2:

Navigohet tek List Settings, klikohet tek “Save list as template, emerohet lista psh “Lista e Punetoreve”, perzgjedhet opsioni “Include Content”, dhe ne fund klikohet ne butonin OK. Me c’rast lista eshte ruajtur me te dhenat e plota tek galeria e shabllonit te listave (List Template Gallery).

.

Hapi 3:

Klikohet ne linkun “list template gallery”, pastaj klikohet tek lista e emeruar (ne rastin tone “Lista e Punetoreve”), dhe ruhet ne hard diskun lokal, psh ne desktop.

.

Hapi 4:

Navigohet tek faqja e re (ne rastin tone “Burimet Njerezore”), klikohet tek Site Settingss —> List templates, klikohet ne butonin Upload, shfletohet ne lokacionin ku gjendet fajlli, perzgjedhet fajlli (ne rastin tone “Lista e Punetoreve”), dhe fund klikohet ne butonin OK. Me c’rast lista e bartur tani mund te perdoret ne faqen e re duke krijuar listen e re me te dhenat e njejta qe ishte ne faqen e meparme (“Punetoret”).

.

Hapi 5:

Tani mund te krijohet lista e re duke e perdorur shabllonin e listes, duke klikuar ne butonin Create, pastaj duke klikuar ne shabllonin “Lista e Punetoreve”, me c’rast emerohet lista e re, psh “Lista e Punetoreve 2”. Perfundimisht tani kjo liste eshte ne dispozicion ne faqen e re me te dhenat e plota!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: