Ngatërrimi i fjalëve pothuajse të ngjashme, por me kuptime jo të ngjashme

Edhe pse tema e këtij artikulli në fakt nuk është e natyrës time, për shkak se zakonisht shkruaj për teknologji, megjithate vendosa të shkruaj këtë artikull që ka të bëjë me përdorimin e disa fjalëve delikate apo “ngatërruese” në jetën e përditshme.
Ndodhë që çdo person kur të lexojë apo shkruajë diçka në gjuhën shqipe, mund të ngatërrohet pa dashje apo të mos dijë dhe dallojë si duhet fjalët që i posedon gjuha shqipe, qofshin ato fjalë shqipe “autoktone” apo të “huazuara”! Prandaj mëposhtë do t’i paraqes disa fjalë që pak a shumë tingëllojnë si të ngjashme, por që kuptimin e kanë plotësisht jo të ngjashëm.

Një ndër veçoritë apo karakteristikat kryesore që e bëjnë gjuhën shqipe të veçant dhe më të pasur janë shkronjat: “ë”, “ç”, “dh”, “th”, “y”.

Për këtë arsye për hirë të këtyre shkronjave dhe alfabetit shqip, këtë artikull do të mundohem t’a shkruaj me të gjitha elementet e gjuhës shqipe duke përdorur këto shkronja karakteristike sidomos shkronjat “ë” dhe “ç”, gjë që zakonisht nuk i përdori🙂 (për shkak të “peripecive” kompjuterike).

.

.

Padyshim se ekzistojnë mjaft fjalë apo folje të shumta me shqiptim pothuajse të njejtë, por me domethënie jo të njejtë, mirëpo unë do t’i listoj vetëm disa prej tyre:

  • Adaptim-Adoptim
  • Aderim-Aterim
  • Akordim-Dakordim
  • Akreditim-Kreditim
  • Anketë-Ankesë
  • Argëtim-Arkëtim
  • Ekzistim-Eksitim
  • Fërkim-Fërgim
  • Filtrim-Flirtim
  • Imitim-Emitim
  • Imoralitet-Moralitet
  • Migrim-Emigrim
  • Parim-Prarim
  • Përshkrim-Përshkim
  • Recension-Recesion
  • Shikim-Shijim
  • Shpëtim-Shpejtim
  • Shpifje-Shpikje
  • Shtrirje-Shtirje
  • Status-Statut
  • Stimulim-Simulim
  • Zgjidhje-Zgjedhje


Fjalët e paraqitura më lartë mund t’i pershkruaj apo etiketoj si një kombinim i “antonimeve” dhe “homonimeve”!

– Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim të kundërt me njëra-tjetrën, psh: dita – nata.

– Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por që kanë kuptim të ndryshëm, psh bari (personi që i kullotë bagetitë) – bari (bimë që rritet në tokë, gjelbërim).

Për fund do të citoja vargjet e shkrimtarit dhe poetit tonë, Naim Frashëri lidhur me gjuhën tonë:

“Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: