Shfaqja e gabimit dhe evitimi i tij gjate konfigurimit te SharePoint 2010

Sigurisht secilit prej neve mund t’i ndodhe qe te kete ndonje “telashe” apo shfaqje te gabimeve (errors) gjate instalimit apo konfigurimit te sistemeve dhe aplikacioneve te ndryshme!
Ne kete artikull do te mundohem te paraqes shfaqjen e nje “errori” (mesazh i paraqitur nga sistemi/aplikacioni) qe mund te ndodhe me rastin e instalimit/konfigurimit te aplikacionit SharePoint 2010 dhe lidhjes me databazen e SQL Server 2008 si dhe evitimin e ketij problemi. Pra ne pika te shkurta do t’i paraqes disa “keshilla dhe truqe” (tips & tricks) dhe hapat perkates te cilat duhet te ndermerren.


Shfaqja e gabimit (error message)
Le te konsiderojme Farm topologjine e SharePoint serverave si ne nje nder figurat e meposhtme (fig1 dhe fig2), perkatesisht implementimin e SharePoint 2010 ne Multi-Server 2-Tier apo Multi-Server 3-Tier.

Pra, kur SharePoint Server 2010 dhe SQL Server 2008 instalohen ne servera te vecant me sistemet operative perkatese (psh Windows Server 2008).

Ne kete rast normalisht se pari duhet te instalohet SQL Server ne server te vecant, pastaj SharePoint 2010 duhet te instalohet ne serverin tjeter, ku se pari instalohet SharePoint Prerequisites, dhe mandej behet instalimi i SharePoint-it.


Pasi te filloje instalimi i SharePoint-it, dhe ne momentin qe duhet te lidhet apo te krijohet databaza ne SQL Server, mund te paraqitet ky error:

Cannot connect to database master at SQL server at SharePointSQL.
The database might not exist, or the current user does not have permission to connect to it.

.

.

.

Qe do te thote se dicka nuk eshte ne rregull.🙂

.

Zgjidhja
Ne baze te “errorit” shihet se Windows Firewall eshte i leshuar ne SQL Server, dhe duhet te mundesohet komunikimi i SharePoint-it me SQL Server. Pra duhet te lejohet porti 1433 ne serverin ku gjendet SQL Server.
Per te bere kete, duhet te klikojme ne WIndows Firewall with Advanced Security dhe te krijojme nje rule qe mundeson kete komunikim. Pra duhet te ndjeken keto hapa:

1) Klikojme ne Windows Firewall with Advanced Security

2) Klikojme ne Inbound Rule –> New Rule

3) Selektojme opcionin Port –> Next

4) Klikojme ne TCP –> Specific local ports: 1433 –> Next

5) Klikojme ne opcionin Allow the connection –> Next

6) I selektojme te gjitha opcionet: Domain, Private, Public –> Next

7) Shkruajme tek: Name: SQL Port for SharePoint Connection –> Finish

Me c’rast e krijuam Rule dhe tani kthehemi tek serveri ne te cilin do te instalohet SharePoint Server 2010, dmth ne pjesen ku eshte paraqitur “errori”!

Klikojme Next dhe krijohet databaza e SharePoint 2010 ne SQL Server 2008 pa ndonje problem.

.

Shenim:
Ne rastin kur Windows Firewall nuk eshte i leshuar (disabled), atehere errori i mesiperm nuk do te paraqitej dhe krijimi/konfigurimi i databazes do te krijohej pa problem, mirepo per shkak te sigurise, rekomandohet qe Windows Firewall te jete i leshuar (enabled).

 

2 Responses to Shfaqja e gabimit dhe evitimi i tij gjate konfigurimit te SharePoint 2010

  1. Fadil Maliqi says:

    Paska dhene efekt trajnimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: