Telefonat e mencur dhe ndikimi i tyre

Padyshim prej zbulimit te telefonit te pare nga Alexander Graham Bell ne vitin 1876 e deri ne ditet e sotit ku gjate dekadave te fundit avancimi i telefonave ka pesuar nje rritje te jashtezakonshme, vecanerisht me paraqitjen e “telefonave te mencur” apo sic quhen edhe ndryshe “smartphones”, perdorimi i tyre pothuajse eshte bere pjese e pandashme e jetes se cdo njeriu ne bote, qe gjithashtu edhe tek vendi yne ne Kosove ka patur nje impakt domethenes dhe nje hov mjaft te madh, posacerisht tek te rinjt.
Edhe pse sipas disa statistikave jo zyrtare, ne vendin tone shumica e perdoruesve te telefonave/celulareve ende posedojne telefona “konvencional”, nje numer i perdoruesve ne rritje te konsiderueshme eshte duke i perdorur cdo dite e me shume “telefonat e mencur”.

Perdorimi i telefonave te mencur

Telefonat e mencur mund t’a humbin kuptimin e tille nese ata nuk i perdorim ne menyre “te mencur”. Kete e them ne baze te pervojave dhe bisedave me persona te ndryshem, qe dmth se ekziston edhe nje numer i perdoruesve qe telefonin e tij/saj e perdore vetem si telefon “tradicional”, si psh: per thirrje, ruajtje te kontakteve, dergim te sms-ave, lojera, caktime te alarmeve, etj; duke i lene anash funksionet dhe karakteristikat tjera mjaft te rendesishme, si psh: menaxhimi i takimeve dhe agjendes, krijimi i detyrave, perdorimi i aplikacioneve sociale (facebook, twitter, g+, …), dergimi i mms-ave, shikimi dhe dergimi/pranimi i fotografive dhe videove te ndryshme, dergimi/pranimi dhe kontrollimi i emailave, shperndarja e vend-ndodhjes me personat tjere, shfletimi ne internet, e shume funksione tjera.

Llojet dhe tiparet e reja te telefonave te mencur

Ne tregun boteror te telefonave te mencur ekziston nje sere telefonash te ndryshem me sisteme operative te ndryshem. Nder me te popullarizuarit jane: Nokia (qe dikur ishte “sinonim” i telefonave), Iphone, Samsung, HTC, Blackberry, LG, Motorola etj; me sistemet operative te tyre perkatese: windows phone, ios, android, symbian, etj.
Mirepo sipas disa hulumtimeve me te fundit, mund te themi se telefonat me te perdorur dhe me “interesant” jane: Iphone, Samsung, Nokia, HTC!
Vlene te permendet qe sipas disa studimeve me te fundit, rezulton se smartphone-i me i “forte” dhe me i “shpejte” eshte Samsung Galaxy S3 (sidomos ne aspektin hardwerik), e gjithashtu se fundi edhe HTC One X eshte nje konkurent i “denje”, duke mos lene anash edhe Iphone 4s, Nokia Lumia 900.

Disa nga karakteristikat apo funksionet me te reja te telefonave te mencur jane:

  • Incizimi i videove dhe berja e fotografive ne te njejten kohe
  • Ndihmes personal intelegjent duke perdorur zerin (Siri natural language commands and dictation)
  • Komunikimi ne hapesire te afert (NFC – Near Field Communication)
  • Percjellja e shikimit te syrit dhe kontrolli i zerit (Eye-tracking and voice-control)
  • Transformimi dhe filtrimi i fotografive ne nje forme “profesionale”
  • Detektimi i fytyres se personit te telefonit perkates
  • Mbushje e telefonit pa kabllo (wireless charging)
  • Hapesire mjaft e madhe per ruajtje te shenimeve

Dallimet dhe konkurenca ne mes prodhuesve te telefonave te mencur

Duke e pare tregun dhe konkurencen e madhe qe eshte ndermjet prodhuesve/kompanive te telefonave te mencur, sidomos ndermjet Iphone (apple)-Samsung-HTC-Nokia, personalisht mendoj qe keto kompani aq shume bejne marketing, fushate dhe “branding” per lansimin e telefonave te ri sa qe “pritshmeria” nga ana e perdoruesve ndonjehere nuk korrespondon me lansimin e tyre. Rasti i fundit mund te jete lansimi i Samsung Galaxy S3! Nuk dua te them se ky telefon mund te quhet deshtim apo telefon jo i mire, perkundrazi eshte telefon i jashtezakonshem, mirepo dallimi me paraardhesin e tij (Samsung Galaxy S2) mund te mos jete edhe shume i madh, gje qe mund te vleje edhe per Iphone 4s ne krahasim me paraardhesin e tij (Iphone 4). Ndoshta keto dallime arsyetohen me “strategjite” te cilat i aplikojne dhe diktojne prodhuesit/dizajnuesit e telefonave, duke i plasuar funksionet dhe tiparet e tyre ne menyre “selektive”, varesisht prej konkurentit apo telefonave qe ekzistojne ne treg, dhe ne kete menyre funksionet apo ndryshimet e reja pasojne pas lansimit te telefonit nga prodhuesi konkurent!
Megjithate, pas cdo lansimi te telefonave te mencur, prodhuesit e tyre jane duke sjellur risi dhe ndryshime pozitive, sado qe ato ndonjehere jane te vogla apo te medha!


Trendi i rritjes se perdorimit te telefonave te mencur dhe ndikimi i tyre

Vlene te permendet qe ne vendin tone perdormi i telefonave te mencur disa personave i eshte bere nje “domosdoshmeri” ne jeten e tyre, te cilet jane mjaft aktiv dhe entuziast duke kontribuar neper fusha te ndryshme, si: ne rrjetet sociale, ne zhvillimin e aplikacioneve, ne komunikimet permes aplikacioneve te ndryshme, permes marketingut, etj.

Perdorimi i telefonave te mencur ne njefar menyre ka filluar te “imponoje” perkushtimin e punetoreve per kompanine/institucionin ku ai/ajo punon duke i “obliguar” qe te mendojne dhe kryejne punet e tyre edhe kur jane jashte orarit dhe vendit te punes, si psh:

  • Duke lexuar, mesuar apo hulumtuar zgjidhje per problemet qe e preokupojne ne pune
  • Njoftimi paraprak per takimet apo detyrat me te cilat duhet te ballafaqohet
  • Pranimi i email-ave apo sms-ave per problemet e paraqitura ne pune
  • Etj.

Gjithashtu vlene te permendet edhe nje dukuri tjeter qe ka te beje me takimet qe zhvillojne shoket/shoqet ne kafiteri apo vende te ndryshme, ku telefonat e mencur thuajse e kane “transformuar” menyren e takimit apo bisedes ndermjet veti, psh ndodhe qe gjate nje takimi ata “nuk bisedojne fare” per disa minuta ndermjet veti duke u “marre” secili me telefonat e tyre🙂 . Por edhe tek disa perdorues me te avancuar ndodhe qe biseda me e madhe zhvillohet pothuajse: per ndonje telefon qe do te lansohet apo qe eshte lansuar rishtazi, per ndonje aplikacion interesant, per ndonje informate interesante qe posedon ndonjeri prej tyre, per ndonje eveniment te Teknologjise Informative apo Telekomunikuese, e shume e shume tema dhe ndodhi te ndryshme qe mund te manifestohen…

Ne vendin tone perdorimi i telefonave te mencur manifestohet ne menyra te ndryshme:

  • Dergimi/pranimi i sms-ave dhe mms-ave
  • Dergimi/pranimi i email-ave
  • Dergimi/pranimi i videove apo te dhenave
  • Komunikimi me tekst, ze apo video “pa pagese” (normalisht permes lidhjeve pa kabllo ose permes rrjetit edge/gprs/3g/4g) duke perdorur aplikacionet e ndryshme, si: messenger, skype, google talk, viber, whatsapp, nimbuzz, …
  • Marrja e informatave te lokacionit dhe shperndarja e vend-ndodhjes me personat tjere
  • Kryerja e puneve duke u qasur neper sisteme te ndryshme te kompanise/institucionit ku ai/ajo punon (normalisht me mundesi te limituar, pasi nuk mund te zevendesohen plotesisht PC-te🙂 )
  • Perdorimi i aplikacioneve te ndryshme: instagram, foursquare, maps, youtube, shazam, dropbox, …
  • Perdorimi i rrjeteve sociale: facebook, twitter, g+, linkedin, myspace, …
  • Zhvillimi i aplikacioneve te ndryshme
  • Etj.

Nuk e di sa pajtoheni me opinionet e mia dhe me pikat qe i shtjellova me siper, jane pozitive apo negative per shoqerine tone, por nje gje eshte e sigurt: perdorimi i telefonave te mencur ka filluar te behet pjese e “pandashme” e jetes sone!

One Response to Telefonat e mencur dhe ndikimi i tyre

  1. Menki says:

    Thjesht, kjart me info t’mira dhe te nevojshme!
    Gjithesesi ka edhe efekte negative por perparsit jane te pa diskutushme…🙂

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: