Karakteristikat, dobite dhe mangesite e rrjeteve sociale

Kohet e fundit ne baze te diskutimeve dhe sygjerimeve qe kam marre nga persona te ndryshem, jam nxitur qe te shkruaj dhe t’i shtjelloj disa terme dhe vecori qe i kane rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, sidomos per kete te fundit, i cili eshte me pak i popullarizuar dhe ka me pak perdorues ne krahasim me Facebook!

Nje nder “revolucionet” e dekades se fundit ne aspektin e teknologjise informative, padyshim mund te them se jane rrjetet sociale (social networks), posacerisht Facebook dhe Twitter, duke mos lene anash edhe rrjetet tjera si: linkedin, g+, myspace, socl etj, mirepo une do te fokusohem vetem tek Facebook dhe Twitter duke pershkruar ne pika te shkurta: vecorite, ngjashmerite, dallimet, dobite dhe mangesite e ketyre rrjeteve sociale.



Facebook
 dhe Twitter jane rrjete sociale online permes te cileve mundesohet: marrja, shperndarja dhe shkembimi i informatave, si dhe komunikimi me njerez te ndryshem neper bote permes internetit.

Vecorite dhe pershkrimi i tyre

  • Teksti qe mund te lejohet per te postuar ne status te Facebook-ut eshte deri 420 karaktere, ndersa ne Twitter eshte deri 140 karaktere.
  • Nje nder perdorimet me te shumta apo “fuqia” e perdorimit te Twitterit eshte hashtag/keyword (#) per dallim prej Facebook-ut ne te cilin nuk ekziston ky koncept apo kjo karakteristike.
    Simboli # perdoret per te “identifikuar” tema apo fjale te ndryshme ne nje tweet (cicerime), dmth cdo kush qe ka qasje ne Twitter mund t’i shoh informatat apo ngjarjet qe kane te bejne me temat apo fjalet qe shenohen me # para fjales perkatese ne forme te linkut. Psh nese dikush ciceron: “Sot nuk kemi rryme ne #Prishtine. #kek #deshtim #shqip”, atehere te gjithe personat qe kerkojne keto terme apo fjale (kek, deshtim, shqip) tek seksioni #discover, do te paraqiten cicerimat, informatat apo ngjarjet qe kane te bejne me keto “fjale”.
  • Twitter posedon vecorine Trends, ndersa edhe Facebook se fundmi e ka lansuar kete vecori.
    Trends tregon se cfare terme/ngjarje jane duke u perdorur/ndodhur me se shumti neper bote.
  • Permes Facebook-ut dhe Twitter-it mund te postohen tekste, fotografi, dhe video.
  • Permes Facebook-ut mund te komunikohet permes tekstit, zerit dhe videos, ndersa tek Twitter vetem permes tekstit.
  • Facebook posedon chat, ndersa Twitter nuk posedon kete vecori.
  • Ne Facebook mund te vendosen apo ruhen fotografi dhe albume te ndryshme, ndersa ne Twitter mund te ruhet vetem fotografia e profilit.
  • Ne Facebook ekzistojne Notes, ndersa ne Twitter jo.
  • Ne Facebook ekzistojne karakteristika si: notifikime per ditelindje, ftesa per evenimente te ndryshme, ndersa ne Twitter nuk ekzistojne karakteristika te tilla, pervec notifikimeve kur dikush te “ndjek” (follow), mentions, interaction, favorite, dhe retweet.
  • Pjesa me e madhe e pamjes se Facebook-ut pothuajse perbehet prej fotove dhe videove, ndersa ne Twitter eshte e kunderta, dmth pjesa me e madhe e pamjes eshte tekst
.

Ngjashmerite dhe dallimet

Me poshte do t’i listoj disa nga termet, ngjashmerite dhe dallimet e ketyre rrjeteve sociale (sipas radhitjes Facebook vs. Twitter):

  • Update Status vs. Compose new Tweet
  • Add Friend/Unfriend vs. Follow/Unfollow
  • Share vs. Retweet
  • Comment vs. Reply, Quote
  • Like vs. Favorite
  • Messages vs. Direct Messages
  • Groups, Lists vs. Lists
.

Padyshim rrjetet sociale ne pergjithesi i kane dobite dhe mangesite e tyre, mirepo une do t’i listoj disa prej tyre.

Dobite

  • Marrja dhe shperndarja e informatave ne nje forme te shpejte
  • Perdorimi ne menyre racionale (jo vetem per argetim)
  • Komunikimi me personat qe i njeh dhe qe nuk i njeh!
  • Njoftimi dhe krijimi i kontakteve/raporteve me persona te ndryshem
  • Publikimi i artikujve apo kolumneve te ndryshme, dhe njoftimi i opinionit
  • Reklamimi i produkteve apo fushatave te ndryshme
.

Mangesite

  • Varesia dhe humbja e kohes ne menyre te panevojshme
  • Perdorimi ne menyre jo racionale (vetem per argetim :))
  • Komunikimi me personat qe nuk i njeh!
  • Publikimi i gjerave apo informatave sensitive (qofte personale apo jo personale)
  • Shikimi i tepert i fotografive dhe videove te ndryshme

Perfundimisht, mund te them se rrjetet sociale jane “te mira” dhe te dobishme nese i perdorim ne menyre te tille, mirepo ato mund te jene edhe “te keqija” apo jo te dobishme nese ato i perdorim ne po ate menyre! Kjo le te mbetet ne ndergjegjen e secilit person te percaktoje dhe gjykoje se cka eshte “e mire” dhe cka eshte “e keqe”!

About these ads

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: